Sezoni veror me lëvizje të shumta, trafik i rënduar në Vlorë,

0%

Qyteti i Vlorës po përjeton këto ditë të gushtit një trafik të rënduar, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që kanë mbërritur në qytetin bregdetar. Një nga zonat më problematike vijon të jetë aksi Uji i Ftohtë–Lungomare, ndërsa vështirësi në qarkullim janë shënuar edhe më në jug, në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

Gjatë kësaj pasditeje, fluksi më i madh është krijuar në drejtim të Vlorës, me qindra automjete pasi jane larguar nga plazhet e zonës Radhimë–Uji i Ftohtë, duke shkaktuar radhë të gjata në rrugë. Në disa segmente, vargu i automjeteve është shtrirë nga Uji i Ftohtë deri ne Radhimë ndërsa lëvizja është bërë me ritëm të ngadaltë.

Fluksi i lartë i turistëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror e ka kthyer këtë aks në një nga pikat më të ngarkuara të qarkullimit në jug të vendit. Trafiku pritet të vijojë të jetë i rënduar edhe në orët e mbrëmjes, veçanërisht në momentet kur pushuesit nisin kthimin nga plazhet drejt qytetit të Vlorës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot