Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, pritet të bëjë debutimin e tij me skuadrën e Çorum, ditën e premte në datë 14 gusht, ndaj gjigantëve të Gallatasarait. Ramadani ka folur së fundmi në lidhje më këtë duel special, teksa në prononcimin e dhënë, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.
Për 30-vjeçarin, kjo sfidë do të jetë një mundësi e veçantë për të bërë debutimin me klubin turk dhe atë menjëherë kundër një prej skuadrave më të forta të kampionatit. “Gallatasaraj është një ekip i përbërë nga lojtarë të mirë. Në futboll duhet të konkurroni. Mendoj se do ta sjellim atë luftë në fushë dhe prej aty do të marrim rezultate të mira.
Besoj se do ta përfundojmë ndeshjen si mysafirë të lumtu r”, ka deklaruar Ramadani.
