Marmullakaj: Vendi nuk shkon në zgjedhje pa konstituim të Kuvendit

0%

Shpërndaje në: Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje derisa të mos konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Marmullakaj në “60 Minuta” në KTV ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe deputetët e legjislaturës së XI janë në shkelje Kushtetuese pasi nuk është konstituuar Kuvendi brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Marmullakaj ka thënë po ashtu se me mosthirrjen sot të vazhdimit të seancës konstituive është shkelur edhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës për thirrje 48-orëshe të vazhdimit të seancave deri në konstituim. Marmullakaj ka thënë se po shkaktohen probleme të mëdha me moskonstituimin e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai po ashtu ka cekur se pozita e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, që po e mban Albulena Haxhiu, është në vakum ligjor, pasi që këtë pozitë e mban kryetarja e Kuvendit. Ai po ashtu ka thënë se edhe çështja e ministrave në detyrë të legjislaturës së kaluar, e që janë betuar si deputetë, ata janë në shkelje kushtetuese.

Pasi nuk mund të mbajnë edhe postin e deputetit e edhe post ekzekutiv. “Po thellohet vakumi ligjor në vend. Kemi ud të presidentes që nuk është ligjërisht në pozitën e saj, pai duhet të kemi kryetar të Kuvendit. Të qenit ish-kryetare e Kuvendit nuk të garanton pozitën e ud së presidentes”, ka thënë Marmullakaj. “Kriza institucionale është në thellim e sipër”.

“…Edhe shkuarja në zgjedhje nuk mund të ndodhë pa konstituimin e Kuvendit përveç nëse kalohet afati i 5 tetorit kur i skadon mandati i ushtrueses së detyrës së presidentes. Për çdo hap që të ndodhë në vend duhet bërë konstituimi i Kuvendit e duhet bërë sa më parë”.

Burimi: Koha