Qumështorja “Vita”: Ministri e konfirmoi se në analizat e qumështit

0%

Shpërndaje në: Qumështorja “Vita” ka akuzuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, duke thënë se në konferencë për media ai u përpoq që me “deklarata politike e interpretime të përgjithshme ta njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës”.

Qumështorja “Vita” ka thënë se vetë ministri Muja ka konfirmuar në konferencë se në analizat e mostrave të qumështit “Vita” nuk është gjetur vaj palme. “Siç u pa edhe sot, konferenca vazhdoi me të njëjtën qasje ndaj Qumështores VITA. Edhe këtë herë, Ministri u përpoq përmes deklaratave politike dhe interpretimeve të përgjithshme të njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës.

Por faktet nuk mund të ndryshohen me propagandë politike. Sot, vetë Ministri konfirmoi se në analizat e qumështit VITA nuk është gjetur vaj palme. Pikërisht këtë kemi kërkuar që nga dita e parë: publikoni analizat dhe lërini qytetarët ta shohin të vërtetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, edhe një herë, më poshtë po i publikojmë analizat zyrtare të dërguara nga AUV, në mënyrë që secili qytetar t’i shohë vetë rezultatet. Nuk është turp të thuhet e vërteta. Edhe sot u pa qartë se fokusi i Ministrit ishte tërësisht vetëm te Qumështorja VITA. Ne nuk do të heshtim përballë dëmtimit të një brendi vendor dhe të qumështit që vjen nga fermerët e Kosovës.

Dokumentet janë publike. Faktet flasin vetë”, thuhet në reagim të Qumështores “Vita”.

Burimi: Koha