Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër shënjestrimin publik ndaj mediave KALLXO.com dhe Koha.net nga kryetari të Prishtinës. Sipas AGK-së, gjuha e përdorur në e tij në “Facebook” është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.
Po ashtu, thonë se sulme të tilla minojnë lirinë e mediave në vend, dhe se u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat. “AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat.
Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore. Ato gjithashtu u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat, prandaj kjo formë e komunikimit duhet të ndalet”- thuhet në reagimin e AGK-së më .
KALLXO.com publikoi sot () një reagim të redaksisë për sulmin pa asnjë bazë, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili për më shumë se 10 ditë nuk ka ofruar qasje në dosjet e legalizimeve, një çështje që u shndërrua në temë diskutimi publik pas dërgimit të rastit në Prokurorinë Speciale nga asamblistët e Komunës së Prishtinës.
Në kohën kur KALLXO.com ka vazhduar të raportojë në mënyrë profesionale për dyshimet e ngritura publikisht lidhur me procesin e legalizimeve, sot, më , kryetari i kryeqytetit, pa ofruar asnjë provë apo bazë për pretendimin e tij, ka akuzuar redaksinë për tendencë për .
KALLXO.com sqaron se më ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës qasje në dosjet e parcelave me numrat 058855-4, 3130-0, 05865-0 dhe 06189-26 , të cilat janë denoncuar në Prokurorinë Speciale, me pretendimin se z. Florent Maliqi, shef i kabinetit të kryetarit Rama, ka kërkuar ose pranuar ryshfet për të mundësuar zhvillimin e procesit të legalizimit.
Megjithatë, deri më sot, gazetarët tanë nuk kanë marrë përgjigje pozitive për t’u qasur në këto lëndë. KALLXO.com, në kuadër të përpjekjeve të shumta për të siguruar përgjigje nga të gjithë akterët relevantë, ka tentuar gjithashtu të kontaktojë dhe intervistojë drejtpërdrejt Florent Maliqin, shefin e kabinetit të kryetarit. Megjithatë, kjo ka qenë e pamundur për shkak të refuzimit të tij.
Duke e cilësuar deklarimin e z. Ramës si sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës sonë profesionale, redaksia e KALLXO.com i bën thirrje kryetarit të Prishtinës që të tërhiqet nga gjuha denigruese dhe joprofesionale ndaj mediave dhe gazetarëve. Reagimin e plotë të KALLXO.com mund ta lexoni në këtë LINK
