Harrojini syzet inteligjente, shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë

0%

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë së Pekinit kanë zhvilluar një prototip syzesh që mund t’u mundësojë njerëzve të shohin dritën infra të kuqe, një aftësi që syri i njeriut nuk e ka natyrshëm. Teknologjia përdor grimca të cilat kapin dritën infra të kuqe dhe e shndërrojnë atë në ngjyra të dukshme.

Këto më pas kombinohen me dritën normale, duke krijuar një pamje që përfshin si spektrin e dukshëm, ashtu edhe atë infra të kuq. Në praktikë, kjo mund të nënkuptojë shikim më të mirë në errësirë. Teknologjia mund të jetë e dobishme për zjarrfikësit, elektricistët dhe profesionistë të tjerë që punojnë në kushte me ndriçim të dobët.

Megjithatë, prototipi është ende larg përdorimit të përditshëm. Versioni aktual është i madh, jo shumë praktik dhe mbulon vetëm njërin sy. Hapi tjetër është zhvillimi i teknologjisë për përdorim komercial. Në të ardhmen, një teknologji e tillë mund të shfaqet edhe në syze inteligjente nga kompani si Apple, Samsung apo Google.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi