Kolumbia tronditet nga një tërmet 7.4 ballë, banorët dalin në rrugë

0%

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë u regjistrua në Kolumbinë perëndimore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Dridhjet u ndjenë në të gjithë vendin. Epiqendra e tërmetit ishte në San José del Palmar, në departamentin e Chocó, rreth 280 kilometra në perëndim të Bogotës, në një thellësi prej 107 kilometrash.

Në kryeqytetin e vendit, dridhjet u ndjenë fuqishëm, u dhanë alarmet dhe në shumë ndërtesa njerëzit u evakuuan në rrugë si masë paraprake.

Burimi: Telegrafi