Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar (java e parë e gushtit 2026) ndaj personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë më , 55 prej gjobave janë shqiptuar ndaj personave fizikë, ndërsa 10 ndaj personave juridikë.
Ndërkohë, më 07 dhe , Policia e Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët për parandalimin e rasteve që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.
Gjatë aksioni që janë ndërmarrë masa ndaj personave që kanë shkelur rregullat, ndërsa nga Policia është bërë e ditur se kontrolle dhe aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
