EcoTech Efficiency Fetoshi GMBH sjell në Kosovë gjeneratën e re të

0%

Pa radiatorë, pa tubacione dhe me kontroll inteligjent – një sistem modern ngrohjeje p ër banesa, vila, hotele dhe projekte të reja ndërtimore. Në kuadër të Expo Real Kosova 2026 , EcoTech Efficiency prezantoi një koncept inovativ të ngrohjes që synon ta bëjë sistemin e ngrohjes pjesë të vetë arkitekturës së objektit.

EcoTech Efficiency nuk është një ngrohëse e zakonshme elektrike apo pajisje klasike infra të kuqe. Sistemi bazohet në parimin e ngrohjes rrezatuese me rreze infra të kuqe dhe përdor panele ngrohëse prej gipsi të projektuara për integrim në tavan.

Me fuqi rreth 450–500 W për panel , sistemi mund të planifikohet, në objekte me izolim të mirë, për sipërfaqe orientuese deri në 18–20 m² për panel , varësisht nga projekti dhe karakteristikat e hapësirës. Një nga avantazhet kryesore të EcoTech Efficiency është eliminimi i elementeve tradicionale të sistemit të ngrohjes: Pa radiatorë. Pa tubacione. Pa bojler. Pa qarkullim uji.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pa ventilatorë. Sistemi punon në heshtje dhe, pasi nuk përdor ventilator apo fryrje të ajrit të nxehtë, nuk krijon qarkullim të detyruar të ajrit dhe pluhurit në ambient. Dy mënyra integrimi EcoTech Efficiency mund të instalohet në dy forma: 1.

Integrim i padukshëm në tavan Knauf Paneli integrohet brenda konstruksionit të tavanit dhe, pas përfundimit dhe lyerjes, bëhet plotësisht i padukshëm. 2. Integrim i shpejtë në tavan ekzistues Sistemi mund të montohet direkt në tavan si element elegant dekorativ, pa pasur nevojë për ndërtimin e një tavani të plotë Knauf.

Kontroll Smart Çdo ambient mund të kontrollohet individualisht përmes termostatit inteligjent Wi-Fi , ndërsa përdoruesi mund ta menaxhojë sistemin edhe nga telefoni përmes aplikacionit Smart Life – duke përcaktuar temperaturën, oraret dhe zonat e ngrohjes.

Sistemi mund të kombinohet gjithashtu me panele fotovoltaike , duke krijuar një koncept interesant për ndërtesat moderne dhe energjetikisht efikase. Sipas dokumentacionit teknik të prodhuesit, sistemi ka kaluar testime dhe dokumentim teknik në Gjermani, duke përfshirë CE, TÜV SÜD dhe matje nga PEUTZ , ndërsa produkti ofrohet me 5 vite garanci . Për kë është EcoTech Efficiency?

Sistemi është veçanërisht i përshtatshëm për: ndërtime të reja dhe renovime; apartamente, shtepi dhe vila; hotele dhe aparthotele; zyra dhe ambiente biznesi; investitorë dhe developerë; arkitektë dhe projektues; kompani ndërtimore dhe mjeshtër të sistemeve Knauf.

EcoTech Efficiency synon ta ndryshojë mënyrën se si mendojmë për ngrohjen – duke e larguar atë nga muret dhe duke e integruar në arkitekturën e tavanit. EcoTech Efficiency – ngrohja moderne fillon nga tavani.

Burimi: Telegrafi