Policia shqipton 65 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike

0%

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar për raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, nga këto gjoba, 55 u janë shqiptuar personave fizikë, ndërsa 10 personave juridikë.

Në kuadër të masave parandaluese, më 7 dhe 8 gusht, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët në terren.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët në funksion të parandalimit të rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, me ç’rast janë ndërmarrë masat përkatëse ndaj shkelësve”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të dukurive që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. “Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi