Sheshi “Zahir Pajaziti”, një nga zonat më të frekuentuara në qendër të kryeqytetit, po përballet me një pamje jo të mirë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave.
Në pamjet e siguruara nga terreni, pranë shatërvanit dhe në afërsi të menjëhershme të shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, shihen kontejnerë të mbushur plot e përplot, si dhe qese të shumta mbeturinash të shpërndara nëpër pllakat e sheshit, raporton Telegrafi.
Përveç prishjes së pamjes estetike të qendrës së Prishtinës, kjo situatë krijon edhe shqetësime sa i përket higjienës publike, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta ku mund të përhapen erëra të këmbeve.
Qytetarët dhe vizitorët e rregullt të sheshit bëjnë thirrje që ndërmarrja përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave dhe organet komunale të ndërhyjnë me kohë për pastrimin e zonës dhe rritjen e dinamikës së zbrazjes së kontejnerëve në pikat më të frekuentuara. / Telegrafi
