Arsenali kthen sytë nga sulmuesi tjetër madrilen

0%

Hulian Alvarez është rikthyer në krye të listës së dëshirave të Arsenalit për këtë merkato verore, sipas raportimeve të fundit nga ana e mediave. Pas vendimit të Vinicius Jr. për të rinovuar kontratën me Real Madridin, klubi londinez ka rikthyer fokusin te sulmuesi argjentinas, të cilin e sheh si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Alvarez konsiderohet një nga sulmuesit më të kompletuar në futbollin evropian dhe profili i tij i përshtatet ambicieve të Arsenalit për të luftuar për trofe të mëdhenj. Megjithatë, çdo marrëveshje do të varet nga negociatat me klubin e tij aktual dhe gatishmëria për të lejuar largimin e sulmuesit argjentinas nga Atletiko Madrid.

Burimi: Bota Sot