Stuhia kroate çmend serbët, ja veprimi i Torcidës

0%

Hajduku dhe Istra zhvilluan një ndeshje të mirë të futbollit, por në anën tjetër pankarta në stadiumin e bukur ”Polud” në Split ka çmendur serbët, Sipas raportimit të portalit kroat Index, tifozët brohoritën “Për atdheun”, pas së cilës pasonte “Gati”, duke përsëritur kështu përshëndetjen ustashe që përdorej gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mediat në serbe i sulen kroatëve.

Pamfleti serb “Kurir” ka shkruar me titull: “Turp dhe turp në Split”! “Ndërsa Hajduku dhe Istra po luanin një ndeshje të javës së dytë të kampionatit kroat, në tribunat e stadiumit në Split u panë skena të turpshme që rihapën faqet më të shëmtuara të së kaluarës.

Gjatë pjesës së dytë, anëtarët e grupit të tifozëve ‘Torcida’ brohoritën vazhdimisht “Për atdheun, gati”, dhe më pas shpalosën një pankartë jashtëzakonisht ofenduese në tribuna që i referohej serbëve dhe refugjatëve gjatë operacionit ushtarako-policor kroat Stuhia” , shkarravit me pamfleti serb..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot