Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në ndryshimin e rrallë publik të tonit kundrejt presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Gaza derisa të çarmatoset “Hamasi” dhe ka hedhur poshtë presionin amerikan për luftërave derisa Izraeli nuk lihet rehat, raporton “The Guardian” .
Në një deklaratë të së dielës (), Netanyahu ka thënë se po përballet me “një valë thashethemesh për dobësinë izraelitë dhe tërheqjet izraelite nga të gjitha frontet”, duke neutralizuar presionin amerikan për t’iu dhënë fund luftërave në Gazë, Liban dhe Iran pa pasur garanci për sigurinë e Izraelit. “Izraeli nuk e pranon dokumentin prej 15 pikash.
IDF-ja (ushtria izraelite) nuk do të kryejnë kurrfarë tërheqjeje derisa nuk çarmatoset ‘Hamasi’. Dhe kur them çarmatosjen e ‘Hamasit’, kjo nënkupton armatim të rëndë, armatim më të lehtë, të gjitha armatimet. Dhe ne po flasim për çarmatim të vërtetë, jo për çarmatim fiktiv. Tani për tani, po flasim me amerikanët për këtë çështje”.
Bordi i Paqes i presidentit Trump në korrik propozoi planin 15-pikësh, i cili urdhëronte që “Hamasi” të çarmatosej në këmbim të sigurimit të tërheqjes së plotë ushtarake izraelite nga Rripi i Gazës dhe pas kalimit përfundimtar të pushtetit Komitetit Kombëtar Palestinez të pavarur.
Trump kishte thënë se marrëveshja do të zbatohej në faza, por Netanyahu ka deklaruar se kërkon së pari çarmatim të plotë që të zbatohet marrëveshja. Objektivi kryesor i udhëheqësit izraelit në komentet e tij ishte SHBA-ja.
Izraeli është shfaqur si pengesë kritike për planet e Shtëpisë së Bardhë të Trumpit për të ndërmjetësuar paqen në rajon, në konfliktet e Izraelit në Gazë dhe Liban, si dhe në luftën e filluar nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Dhe Netanyahu, i cili po përballet me zgjedhje të vështira në tetor dhe presion nga fanatikët në qeverinë e tij, duket i gatshëm të testojë marrëdhënien e tij me Trumpin publikisht që ta forcojë në vend reputacionin si mbrojtës i Izraelit. Izraeli kishte sinjalizuar tashmë se do ta refuzonte planin e udhëhequr nga SHBA-ja.
Menjëherë pasi presidenti Trump e shpalli muajin e kaluar, Izraeli e përshkallëzoi fushatën e bombardimeve në territorin palestinez – sulmet vranë 18 persona të dielën e kaluar. Zyra e Netanyahut më parë kishte treguar se nuk do ta mbështeste planin, duke thënë: “Versioni që është bërë publik nuk pasqyron qëndrimet e Izraelit”.
Por refuzimi i së dielës ishte shumë më i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë, dhe dukej se ishte shënjestruar ndaj Shtëpisë së Bardhë të Trumpit, ndërsa Trump dhe Netanyahu përballen me zgjedhje të vështira.
“Ndryshe nga të gjithë ata që na japin mësime, ne bëjmë atë që duhet bërë për sigurinë e Izraelit, dhe ne mundemi dhe dimë si të qëndrojmë në pozicionin tonë, madje edhe kundër miqve tanë më të mirë kur është e nevojshme”, ka deklaruar Netanyahu. Kreu i Bordit të Paqes të Trump u kundërpërgjigj të dielën, duke thënë se plani mbetet “e vetmja rrugë përpara”.
Nickolay Mladenov, përfaqësuesi i lartë i bordit për Gazën, i ka deklaruar televizionit izraelit: “Opsioni që po ofrojmë sot është e vetmja rrugë përpara që siguron që kjo tragjedi të mos ndodhë përsëri”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
