Dehari shkruan për nevojën e marrëveshjes politike – s’tregon nëse do

0%

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, derisa ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e afatit 48 orësh për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive, ka reaguar në rrjete sociale. Ai ka shkruar se ka jo pak deputetë të partive opozitare që nuk duan marrëveshje politike që të konstituohen institucionet por duan incidente fizike.

Dehari nuk tregoi se a do ta thërras vazhdimin e seancës konstituive, por paralajmëroi zgjedhje të reja. “Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë.”- shkroi Dehari.

Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës , e miratuar më kur kryetar i Kuvendit ishte Glauk Kojnufca, në pikën e pestë të nenit 12 shkruan: Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë. Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do të duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bazuar në këtë rregullore, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë, gjatë vitit 2025 ishte thirrë mbi 60 herë derisa përfundoi seanca konstituive e asaj legjislature. Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjatja e konstituimit të Kuvendit “nuk është dramatike”.

Sipas tij, konstituimi mund të zgjasë më shumë e ka ftuar t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ata që mendojnë më ndryshe. Duke folur për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive, Konjufca tha se Avni Dehari, pra kryesuesi i seancës konstituive duhet ta thërras atë. “E cakton kryesuesi. Besoj që së shpejti, së shpejti do të shkruajë”- tha Konjufca.

Konjufca paralajmëroi që Albin Kurti, kryetari i partisë do të tentojë të takohet përsëri me krerët e partive tjera, për të arritur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve. “Kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e institucioneve tona. Edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe AAK-së duhet t’i drejtohet zoti Kurti.”- tha ai.

Burimi: Kallxo