Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër,

0%

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht nga dy persona të paidentifikuar në banesën e saj në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës , kur dy persona kanë hyrë në banesën e 23-vjeçares me inicialet O.N. dhe e kanë dhunuar.

Pas incidentit, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

“Rreth orës , në lagjen ‘Xhabije’, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O.N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com