Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25

0%

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa në 29 aksidente persona kanë pësuar lëndime.

Po ashtu, janë raportuar edhe 64 aksidente trafiku me dëme materiale, duke e çuar numrin total të aksidenteve të evidentuara në 94 raste. Në raportin ditor të Policisë figuron se gjatë 24 orëve janë shqiptuar edhe 2 mijë e 9 tiketa trafiku. Sa i përket veprimeve policore, 25 persona janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë janë mbajtur.

Ndërkohë, katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor. Të dhënat janë pjesë e raportit të përditshëm statistikor të Policisë së Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com