Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave mbi

0%

Automjetet për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë nuk do të mund të qarkullojnë gjatë ditës së hënë, më , nëpër autoudhë, nga ora deri në orën . Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kufizimi do të ndodhë për shkak të parashikimit të temperaturave për ditën e sotme që do të jenë prej 32°C ose më shumë.

“Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime”- thuhet në njoftimin e datës . Sipas Ministrisë, parashikimet meteorologjike do të monitorohen çdo ditë, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen në rast se plotësohen kushtet për aktivizimin e kufizimeve.

Kufizime për automjetet mbi 20 tonë janë zbatuar dhe po zbatohen gjatë ditëve me temperatura të larta. Në njoftimin e publikuar më , Ministria kishte bërë të ditur se kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora deri në orën , pasi temperatura e parashikuar ishte 32 gradë Celsius ose më e lartë. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, atë ditë ishte lejuar qarkullimi pa kufizime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga kufizimet përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, më , kishte marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Burimi: Kallxo