Këshili I Bashkimit Evropjan Presidenca rrotulluese gjashtmujore e cdo shteti anëtar. Këshilli i Bashkimit Evropian është institucion qendror i Bashkimit Evropian. I njeti i përfaqëson kryesisht interesat e qeverive të shteteve anëtare. Karakteristika e tij dalluese është se shtetet anëtare marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimet evropiane përmes ministrave të tyre.
Për shembull, kur Bashkimi Evropian diskuton për bujqësinë, janë ministrat e bujqësisë të shteteve anëtare që takohen. Për punët e jashtme, janë ministrat e jashtëm.
Këshilli i ka disa funksione të rëndësishme I miraton ligjet evropiane, i përfaqëson shtetet anëtare, i koordinon politikat kombëtare, luan rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë, merr pjesë në miratimin e buxhetit evropian.së bashku me Parlamentin Evropian, vendos për buxhetin vjetor të Bashkimit, merr pjesë në marrëdhëniet ndërkombëtare të BE-së dhe Këshilli mund të autorizojë negocimin dhe përfundimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian dhe vendeve ose organizatave ndërkombëtare.
Cili është pozicioni i Këshilit në Bashkimin Evropian? Këshilli është në zemër të sistemit institucional evropian sepse i formon lidhjet midis qeverive kombëtare dhe institucioneve evropiane.
Komisioni Evropian në përgjithësi propozon legjislacion të ri, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së e shqyrtojnë dhe e miratojnë atë, ndërsa Komisioni është më pas përgjegjës për zbatimin e tij dhe për vëzhgimin e zbatimit të ligjeve të BE-së.
Presidenca Rrotulluese e Këshillit të Bashkimit Evropian Nga 1 korriku e deri më 31 dhjetorë të vitit 2026 Irlanda është kryesuese e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Roli i saj kryesor është të kryesojë mbledhjet e Këshillit, të avancojë axhendat legjislative dhe mbi të gjitha, të kërkojë kompromise midis shteteve anëtare.
Cilat janë prioritetet kryesore të Presidencës Irlandeze Forcimi i konkurueshmërisë së Evropës, forcimi i tregut të vetëm evropian, thjeshtimi i rregullave të BE-së, Inovacioni, Inteligjenca dixhitale dhe artificiale, tranzicioni i gjelbër dhe industria, rezistenca ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit, vende të reja pune, aftësi afarizmi dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme Cili është roli i presidencës momentale rrotulluese Irlanda fillon një cikël të ri pune, së bashku me Lituaninë dhe Greqinë – Kredite: Parlamenti Evropian.
Pas Qipros, e cila mbajti presidencën nga janari deri më qershor të vitit 2026, Irlanda tani mban presidencën rrotulluese të institucionit 2026. Së bashku me Parlamentin Evropian, Këshilli i BE-së është veçanërisht përgjegjës për ndryshimin dhe miratimin e ligjeve të propozuara nga Komisioni Evropian.
Për këtë qëllim, Këshilli i BE-së I tubon ministrat e shteteve anëtare sipas fushave të politikave në 10 formacione politike (Mjedisi, Bujqësia dhe Peshkimi, Çështjet Ekonomike dhe Financiare, etj.
Presidenca me rotacion synon gjithashtu të inkurajojë përfshirjen e të gjitha vendeve të BE-së në çështjet evropiane, duke e forcuar kështu ndjenjën e përkatësisë në BE përmes ngjarjeve të mbajtura në terren.
Edhe pse roli i vendit që e mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian është kryesisht ndërmjetësuses, me qëllim arritjen e konsenzusit midis shteteve anëtare, presidenca me rotacion i jep gjithashtu vendit kryesues mundësinë për të vendosur disa nga prioritetet e saja politike për Bashkimin Evropian në axhendën e Këshillit.
Orari i Presidencës Këshilli kryesohet me rotacion nga secili shtet anëtar në kohëzgjatje prej gjashtë muajve (janar deri në qershor dhe korrik deri në dhjetor), sipas një rendi të paracaktuar rendi i rotacionit u përcaktua gjatë zgjerimeve të fundit të Bashkimit Evropian dhe në kohën e Brexit-it, me qëllim që të merreshin parasyshë shtetet e reja anëtare dhe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.
Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2013,ajo d mbajti presidencën e Këshillit për herë të parë nga janari deri në muajin qershor të vitit 2020.
Kalendari, i vendosur I kryesimit deri në vitin 2030, është organizuar për vitet në vijim: Irlanda: Korrik – Dhjetor 2026, Lituania: Janar – Qershor 2027, Greqia: Korrik -Dhjetor 2027, Italia: Janar – Qershor 2028, Letonia: Korrik – Dhjetor 2028, Luksemburgu: Janar – Qershor 2029, Holanda: Korrik – Dhjetor 2029, Sllovakia: Janar – Qershor 2030 dhe Malta: Korrik – Dhjetor 2030 Trembëdhjetë vjet më vonë, dhe për herë të tetë në historinë e saj, Irlanda po e mbanë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Treshja e Presidencës Meqenëse afati gjashtëmujor është relativisht i shkurtër për përfundimin e projekteve politike evropiane, vendet janë të organizuara në treshe presidenciale. Të shpërndara gjatë 18 muajve, ato u lejojnë atyre të krijojnë një sërë prioritetesh dhe një orar të përbashkët pune.
Pas treshes Poloni-Danimarkë-Qipro, Irlanda do të përurojë një cikël të ri pune në korrik 2026 së bashku me Lituaninë dhe Greqinë.
