1,923 gjoba dhe 72 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt, një

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga 3 deri më 9 shtator, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar gjithsej 1,923 gjoba kundërvajtëse për shkelje të rregullave të komunikacionit. Sipas Policisë, gjatë së njëjtës periudhë janë pezulluar edhe 11 patenta shoferi për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 72 aksidente, prej të cilave një ka qenë fatal. Si pasojë e aksidentit fatal, një person ka humbur jetën, ndërsa në 25 aksidente me lëndime janë lënduar gjithsej 36 persona. Policia ka evidentuar edhe 46 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacion. Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192.

Burimi: Telegrafi