Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në

0%

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar gjatë javëve në vijim me kërkesa të tjera politike. Edhe gjatë protestës së 71-të, një ditë më parë, u dëgjuan thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë. Ndër sloganet e përsëritura nga protestuesit ishte edhe: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të shtuar pjesëmarrjen dhe presionin ndaj qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot