Nëse dikur netët e gjata, festat dhe orët e vona konsideroheshin simbol i rinisë, sot duket se Gjenerata Z ka prioritete të tjera. Një studim i fundit me më shumë se dy milionë të rritur në SHBA tregon se të rinjtë po flenë gjithnjë e më herët, me orarin mesatar të gjumit që është zhvendosur nga ora në vitin 2023 në këtë vit. Madje, shumë të rinj raportojnë se janë në shtrat që në orën . Kjo tendencë bie në kontrast me stereotipin klasik të të rinjve që kalojnë net pa gjumë. Pas artikujve që flasin për faktin se Gjenerata Z del më pak, konsumon më pak alkool dhe ka një jetë sociale më të kufizuar, tani vjen edhe një zakon i ri: gjumi i hershëm. Fenomeni duket se ka pushtuar edhe Hollywood-in. Millie Bobby Brown, Hailey Bieber dhe Zendaya kanë treguar se zakonisht flenë rreth orës , ndërsa Nicola Peltz Beckham ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj Brooklyn Beckham shkojnë në shtrat madje rreth orës . Sipas autores dhe aktivistes Scarlett Curtis, gjumi i bollshëm është bërë simboli i ri i mirëqenies. Nëse dikur mungesa e gjumit konsiderohej dëshmi e një jete të mbushur me angazhime dhe sukses, sot statusin e “cool” e kanë ata që flenë herët dhe zgjohen të çlodhur. Një rol të rëndësishëm në këtë ndryshim po luan edhe kultura e #NightRoutine në TikTok. Hashtagu numëron mbi një milion publikime dhe promovon rituale të gjata relaksi para gjumit. Për shumë të rinj, përgatitja për të fjetur është kthyer në një proces që mund të zgjasë disa orë. Rutina tipike përfshin largimin nga pajisjet elektronike, organizimin e ambientit, ndezjen e qirinjve aromatikë, ushtrime të lehta, kujdes për lëkurën, mbajtjen e një ditari personal, lexim dhe meditim. Shpesh gjithçka përfundon me një çaj bimor ose me pijet virale të njohura si “sleepy girl mocktails”. Ndryshimi reflektohet edhe në zakonet e konsumit. Një sondazh i YouGov tregoi se shumica e të rinjve besojnë se jeta e tyre do të ishte më e mirë nëse do të flinin më shumë. Ndërkohë, të dhënat e Yelp zbuluan se rezervimet në restorante pas orës kanë rënë, ndërsa darkat e hershme po bëhen gjithnjë e më popullore. Ekspertët besojnë se pandemia dhe kriza e kostos së jetesës kanë ndikuar në këtë transformim. Përballë stresit, pasigurisë ekonomike dhe ritmit të shpejtë të jetës moderne, shumë të rinj po zgjedhin të investojnë më shumë te mirëqenia personale. Dhe nëse kjo do të thotë të jesh në shtrat që në orën , për Gjeneratën Z kjo nuk është aspak e çuditshme, por një zgjedhje e vetëdijshme për t’u ndier më mirë.
Gjenerata Z po braktis jetën e natës? Trendi i ri është të flesh në këtë orë

Burimi:
Bota Sot