​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të

0%

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar” , duke iu referuar heqjes së tij nga Hoteli Grand në Prishtinë. “Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin.

Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot