Shaqiri shënon golin e parë sezonal, Baseli mposht Thunin

0%

Baseli ka shënuar fitore 4:2 ndaj Thunit në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës. Në fitoren e skuadrës së tij kontribuoi edhe Xherdan Shaqiri , i cili realizoi golin e parë të sezonit. Futbollisti me prejardhje nga Kosova e gjeti rrjetën në minutën e 75-të, duke shënuar për 4:1 dhe duke vulosur një paraqitje të mirë të Baselit.

Thuni arriti të shënojë edhe një gol në fund, por nuk mundi ta ndryshojë fatin e takimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com