Nga një adoleshente rebele në ikonë të ekranit – historia e pazakontë

0%

Gillian Anderson lindi më në Çikago dhe fëmijërinë e kaloi mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Në adoleshencë ishte pjesë e skenës punk dhe njihej për stilin e saj rebel. Pas studimeve për aktrim në Universitetin DePaul, u zhvendos në New York, ku punoi si kameriere dhe ndërtoi karrierën në teatër.

Gillian Roli që ndryshoi jetën e saj erdhi në vitin 1993, kur u përzgjodh si agjentja Dana Scully në serialin “The X-Files”. Seriali u shndërrua në fenomen global, ndërsa Anderson fitoi Emmy, Golden Globe dhe dy çmime SAG.

Personazhi i Scully ndikoi veçanërisht te gratë, duke i frymëzuar shumë prej tyre të ndiqnin karriera në shkencë, mjekësi dhe polici, fenomen i njohur si “Scully Effect”. Pas “The X-Files”, Anderson ndërtoi një karrierë të suksesshme në televizion, film dhe teatër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo luajti në “The Fall”, “Hannibal” dhe “Sex Education”, teksa për interpretimin e Margaret Thatcher në “The Crown” fitoi një tjetër Golden Globe. Gillian Në teatër u vlerësua veçanërisht për rolin e Blanche DuBois në “A Streetcar Named Desire”. Gjatë karrierës së saj, Anderson ka fituar dy Emmy, dy Golden Globe dhe katër çmime SAG, si dhe ka marrë tre nominime për Laurence Olivier Award.

Në vitin 2018 iu dha një yll në Hollywood Walk of Fame. Jeta personale e saj ka qenë gjithashtu në vëmendje të publikut. Ajo është martuar dy herë dhe ka tre fëmijë. Anderson ka folur hapur edhe për marrëdhëniet e saj me gra dhe ka qenë e lidhur për disa vite me skenaristin Peter Morgan. Përveç aktrimit, është angazhuar në aktivitete humanitare dhe për të drejtat e grave e fëmijëve.

Anderson është gjithashtu autore librash dhe në vitin 2024 publikoi “Want”, një përmbledhje me fantazi dhe përvoja seksuale të grave. Sot, pas më shumë se tre dekadash karrierë, Gillian mbetet një nga aktoret më të vlerësuara të brezit të saj, derisa Dana Scully vazhdon të jetë një nga personazhet femërore më ikonike të televizionit të viteve ’90.

Burimi: Telegrafi