“Veza nuk është vdekjeprurëse, por nëse të qëllon në sy të qorron” –

0%

Gati 11 vjet pasi deputetët e Vetëvendosjes përdorën vezët si mjet proteste ndaj kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, një skenë e ngjashme u përsërit në Kuvendin e Kosovës. Të shtunën, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit. Incidenti u raportua edhe nga mediat ndërkombëtare.

Por një episod i tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2015, kur Vetëvendosje gjuante me vezë ndaj Mustafës, dhe Hashim Thaçit Në atë kohë, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte reaguar për përdorimin e vezëve në protestat politike me një deklaratë që sot mund të vendoset përballë ngjarjes së fundit: “Veza nuk është vdekjeprurëse, por nëse të qëllon në sy të qorron – askush s’ka të drejtë tjetrin ta qorrojë.” Atëherë, vezët hidheshin nga Vetëvendosje ndaj Isa Mustafës.

Tash, një deputete e AAK-së i hodhi ato në drejtim të Albin Kurtit – një tjetër kapitull i të njëjtës formë proteste brenda Kuvendit të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com