Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut, policia gjen gëzhoja

0%

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot më në Mitrovicën e Jugut. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës. Zahiti ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën për të shtënat rreth orës . “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja” – tha Zahiti për KALLXO.com.

Sipas tij, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. “Policia po vazhdon hetimet” – tha Zahiti. Deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat kanë ndodhur të shtënat apo nëse ka persona të dyshuar për rastin.

Burimi: Kallxo