Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë të shpërndarë nga Hoxha: Ju kanë

0%

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë të dielën një material të rremë, i cili paraqitej sikur ishte publikuar në mediat serbe dhe ku pretendohej se deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ishte lavdëruar për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Materiali, i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, lidhej me incidentin e së martës në Kuvend, kur Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në materialin e manipuluar pretendohej se veprimi i deputetes ishte përkrahur nga zyrtarë serbë dhe se ishte raportuar nga një medium në Serbi.

Pas publikimit, Kadrijaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se përmes këtij materiali “iu kanë rënë maskat”. Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn “Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton”, ka shkruar Kadrijaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas, Hoxha e ka pranuar se kishte shpërndarë një informacion të rremë dhe ka kërkuar falje për publikimin e tij. Ai ka thënë se materiali i publikuar ishte një fotografi e sajuar e ballinës së një gazete serbe dhe se nuk bëhej fjalë për një publikim autentik të mediave serbe.

Rasti është një tjetër shembull i përdorimit të materialeve të gjeneruara ose të manipuluara me Inteligjencë Artificiale për të krijuar përshtypjen se deklarata apo lajme të caktuara janë publikuar nga media reale.

Burimi: Telegrafi