Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

0%

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në fshatin Muhovc të Ferizajt. Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Policia ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të njoftojë përmes raportit vijues. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com