Radhë për bileta dhe 40 mijë fanella të shitura për 2 orë

0%

Klubi nga Gelsenkirchen do të luajë sërish në Bundesligë dhe tifozët janë çmendur. Atmosfera tri javë para nisjes së kampionatit kalon çdo limit. Pas 3 vitesh, në Bundesligë rishfaqet një nga klubet më të titulluar të futbollit gjerman, Schalke 04. Një rikthim, që tifozët në qytetin e Gelsenkirchen e prisnin plot ankth.

Kampionati fillon në fund të gushtit, por atmosfera mes tifozërisë së “Minatorëve” 3 javë para debutimit kalon vërtet çdo kufij me numera si të Champions League. Mungesa 3-vjeçare në Bundesligë e ka shtuar “urinë” e tifozëve të Shalkes. Në fillim të javës, kur nisi shitja e biletave për dy ndeshjet e para në shtëpi, tifozët qëndruan me ditë para selisë së klubit.

Të enjten radha u zgjat me qindra metra, kur “Royal Blues” prezantuan fanellën e re të ndeshjeve në transfertë. Sipas të përditshmes “WAZ”, Schalke ka shitur 40.000 fanella vetëm për 2 orë e gjysmë. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të fanellave të shitura në një ditë të vetme. Lajmi “negativ” është se për shkak të këtij numri të lartë, dyqani zyrtar i klubit u boshatis.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për pasojë, skuadra e rikthyer në Bundesligë duhet të presë furnitorin Adidas për porositë e reja. Tifozët që nuk mundën të blinin një fanellë duhet të presin pak muaj.

Burimi: Bota Sot