Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar të dielën se negociatat me Omanin për krijimin e rrugëve të reja të lundrimit përmes ngushticës së Hormuzit kanë hyrë në fazat e fundit.
Duke folur për gazetarët në Teheran, Araghchi ka theksuar se arritja e një marrëveshjeje për rrugët e lundrimit nuk nënkupton automatikisht rihapjen e ngushticës, e cila është një nga arteriet kryesore për furnizimin global me naftë dhe gaz natyror.
“Një marrëveshje për rrugët e lundrimit mund të arrihet, por rihapja e ngushticës së Hormuzit varet nga përmbushja e një grupi të veçantë kushtesh dhe këto kushte po përcillen përmes ndërmjetësve”, ka deklaruar ai.
Araghchi ka kërkuar gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë “shkeljen” e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar në qershor, i cili synonte t’i jepte fund javëve të luftimeve dhe, ndër të tjera, të mundësonte rihapjen e ngushticës së Hormuzit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
