Mos kërko respekt për Ukrainën duke mohuar Kosovën!

0%

Qytetaret e Kosovës kanë arsye të ndihen të zhgënjyer kur Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën, një shtet që lindi pas spastrimit etnik, pas nje lufte clirimtare te pabarabarte dhe pas ndërhyrjes së NATO-s për të mbrojtur civilët nga gjenocidi. Ne mbështesim popullin ukrainas, por mbështetja për Ukrainën nuk do të thotë të heshtim përballë standardeve të dyfishta.

Është paradoksale që një lider që kërkon solidaritet ndërkombëtar kundër agresionit rus vazhdon të mohojë realitetin e Kosovës. Nëse Ukraina kërkon respekt për sovranitetin e saj, duhet të tregojë të njëjtin respekt për Kosovën. Solidaritet po, dhe jo standarde të dyfishta, derisa miqësia ndërtohet mbi respekt të ndërsjellë, jo mbi mohimin, si qe veproi Zelensky ne Beograd.

Hipokrizia e Zelenskit nuk kalon ne boten demokratike, derisa, kalon ne Serbi. P.S. Cinizmi Zelensky-ian: “Ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare”, por duke injoruar faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot