Shpërndaje në: Me të nisur pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, Kosova në shenjë solidarizimi iu bashkua shteteve perëndimore që dënoi veprimet e shtetit rus duke i vendosur edhe sanksione. Përveç kësaj, në qendër të qytetit, tash e katër vite qëndronte edhe një flamur gjigant i Ukrainës në mbështetje për luftën të cilën po e kalon. Ky flamur është hequr të dielën.
Heqja e tij është publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët. Një ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi Serbinë dhe zhvilloi takim me presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konferenceje për media, Zelensky deklaroi se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së shtetësisë së Kosovës.
