Sot (), rreth orës , patrulla policore e stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin M.R., 20 vjeç.
Sipas njoftimit thuhet se gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërkaq, në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.
