E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit motoçiklistit që humbi jetën

0%

Lamtumira e fundit për Fatbardh Islamin, 28-vjeçarin që ndërroi jetë pas më shumë se një jave në gjendje të rëndë në QKUK, do t’i jepet sot në fshatin Shurdhan të Gjilanit. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të riut do të bëhet sot, të dielën, më , pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Shurdhan.

Fatbardh Islami humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur më 31 korrik, rreth orës , në fshatin Shurdhan. Në aksident ishin përfshirë një Mercedes-Benz, që drejtohej nga një i mitur P.A., rreth 16-vjeçar, dhe një motoçikletë Suzuki pa targa, të cilën e drejtonte Islami.

Sipas informacioneve të rastit, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt majtas. Nga përplasja, 28-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, mëngjesin e sotëm, rreth orës , Policia është njoftuar se Fatbardh Islami nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Për zhvillimin tragjik është njoftuar Prokurorja për të Mitur, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

E rëndë në Gjilan: 28-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti – shoferi i Mercedesit vetëm 16 vjeç Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com