Çmimi i naftës nuk lëvizë, i benzinës dy cent më i lartë

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës edhe të dielën e të hënën do të jetë 1.63 euro për litër, njësoj sikurse një ditë më parë. Por, çmimi i benzinës është ngritur për dy centë. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër benzinë të dielën e të hënën do të ketë çmimin maksimal prej 1.44 euro për litër.

Të shtunën çmimi i litrës së benzinës kushtonte 1.42 euro për litër. Çmimi i gazit nuk ka lëvizur nga ditët e tjera, vazhdon të jetë 0.60 euro për litër. Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha