Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Sipas burimeve, viktima e këtij aksidenti është Rrahman Maxharraj, rreth 77-vjeçar. Ndërkohë, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
