Në telashe, Shkëndija me disa mungesa ndaj Vardarit!

0%

Sot në orën në Arenën Kombëtare ‘Tudor Proeski” në Shkup do të luhet derbi i madh në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut midis Vardarit dhe Shkendijës së Tetovës. Nga kampi i ekipit kuqezi të Tetovës thonë se trajneri Artim Polozhani ka telashe me lëndime të futbollistëve, në të paktën katër lojtarë të tij.

Babukar Gaye është i lënduar, po ashtu si edhe Bojan Dimoski, pastaj Sebastian Spahiu nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje. Gjithashtu në dyshim është edhe portieri Amzai. Kështu që sot në portë pritet të jetë Ramani, i cili pati një performancë të mirë në Edinburg ndaj Hibernianit.

Burimi: Bota Sot