Barcelona e rrit ofertën për Rodrin

0%

Barcelona ka rritur ofertën për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, në përpjekje për ta finalizuar transferimin e tij gjatë kësaj vere. Sipas Sport, klubi katalanas ka ofruar tashmë 60 milionë euro për spanjollin. Oferta e parë prej 45 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse ishte refuzuar, pasi nuk i afrohej kërkesës fillestare të Manchester Cityt prej 80 milionë eurosh.

Megjithatë, situata duket se po ndryshon. City mund të jetë i gatshëm të pranojë një shumë afër 70 milionë eurove, ndërsa negociatat mes dy klubeve po avancojnë. Barcelona dëshiron ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt, me Rodrin që është kthyer në një prej objektivave kryesore të klubit për përforcimin e mesfushës.

Tashmë pritet që negociatat të vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje përfundimtare mes Barcelonës dhe Manchester Cityt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot