Shpërndaje në: Zjarri në Krujë po vazhdon të përhapet shpejt dhe në përmasa të mëdha, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Bashkia e Krujës ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve, ka raportuar Top Channel.
Ndërkohë edhe Drejtori i Spitalit të Krujës ka bërë me dije se të gjithë pacientët janë evakuuar pas urdhrit të Policisë së Shtetit dhe janë dërguar në Tiranë. Ndërkohë, në strukturën spitalore janë marrë masat e nevojshme për të përballuar çdo situatë të mundshme. Vatra e zjarrit raportohet vetëm 50 metra larg qendrës spitalore.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kanë njoftuar se ndodhen në terren në Krujë, ku po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga zjarri dhe po koordinojnë operacionet e emergjencës.
Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht gjatë procesit të evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.
Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura gjatë gjithë natës. Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Edhe Arbëri 6 jan 2026 Paçarizi: Gjendja në Malishevë është emergjente, janë evakuuar gjashtë familje Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni Bayraktar TB2, dy dronë me kamera termike të AKMC-së dhe autoambulanca.
Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet se është aktivizuar edhe në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në Gjirokastër duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër është duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi.
Priten forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit.
