Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të. Qytetarët edhe këtë të die; pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike. Gjatë tubimit priten thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë, ndërsa një nga sloganet e protestuesve është: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim më të shumtë dhe të vendosur deri në realizimin e objektivave të tyre.
