Saoirse Ronan transformohet në Linda McCartney, pamjet e para nga

0%

Saoirse Ronan është shfaqur për herë të parë në rolin e Linda McCartney, në skenat e filmit të shumëpritur biografik të Sam Mendes për Beatles. Aktorja katër herë e nominuar për Oscar u fotografua në sheshxhirim duke rikrijuar një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së fotografes së njohur dhe bashkëshortes së Paul McCartney.

Ronan u pa duke dalë nga një taksi e zezë me një vajzë të vogël që luan rolin e vajzës së saj, Stella, në skena të vendosura në vitet e 70-ta, shkruan DailyMail. Ronan ishte veshur me një bluzë rozë të zbehtë me mëngë të shkurtra, një minifund me motive lulesh dhe këpucë të zeza me taka të ulëta.

Flokët e saj të gjatë biondë ishin stiluar në një mënyrë që i ngjante dukshëm pamjes së Lindës gjatë viteve të 70-ta. Në skenat e xhiruara në Londër, Ronan u pa duke mbërritur në shtëpinë trekatëshe të Paul McCartney në St John’s Wood, ku personazhi i saj u takua me Paulin, të luajtur nga Paul Mescal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vajza e vogël që interpreton Stellën u shfaq me një xhaketë kamoshi ngjyrë kafe me thekë dhe pantallona ngjyrë burgundy. Linda dhe Paul McCartney u takuan në vitin 1967, në klubin e njohur Bag O’Nails në Londër, në kulmin e famës së Beatles. Linda, e lindur Eastman, ishte fotografe dhe më vonë u bë një figurë e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Paulit.

Filmi i Sam Mendes do të rrëfejë historinë e Beatles përmes perspektivave të ndryshme të katër anëtarëve të grupit, ndërsa Paul Mescal do të interpretojë Paul McCartney.

Burimi: Telegrafi