Ka ndërruar jetë pas trajtimit jashtë vendit Musli Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.
Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës gjatë luftës së UÇK-së. “Musliu ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe do të kujtohet me respekt për kontributin e tij. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. U prehsh në paqe, Musli. Kujtimi për ty do të mbetet gjithmonë në mesin tonë.
Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
