Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me synimin që ta finalizojë sa më shpejt transferimin, raporton “Diario SPORT”. Manchester City ka ulur kërkesën fillestare prej 80 milionë eurosh dhe është i gatshëm ta shqyrtojë shitjen e Rodrit nëse Barcelona e rrit ofertën në rreth 70 milionë euro.
Oferta e parë zyrtare e Barcelonës, prej 45 milionë eurosh fikse plus 10 milionë euro në bonuse, u refuzua menjëherë nga kampionët e Anglisë. Në raundin e dytë të negociatave, klubi katalanas e rriti propozimin në 60 milionë euro, duke tentuar të ngushtojë diferencën me kërkesën e Manchester Cityt.
Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Rodrin për t’i shpjeguar rolin qendror që mesfushori do të ketë në projektin taktik të klubit për sezonin 2026/27. Në Barcelonë mbizotëron optimizmi se marrëveshja mund të arrihet.
Klubi katalanas shpreson ta finalizojë transferimin dhe ta prezantojë Rodrin si lojtar të ri të Barcelonës që në javën e ardhshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
