Sezoni i ri, zakon i vjetër!

0%

Armando Broja do ta nisë sezonin e ri nga tribuna, pasi sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen e parë të Burnley-t ndaj Notts County. Takimi i 8 gushtit shënon startin e sezonit për skuadrën angleze, por Broja nuk do të jetë pjesë e formacionit. Mungesa e tij është një lajm aspak pozitiv për Burnley-n, që shpreson të ketë një sezon të suksesshëm.

Broja ishte një prej lojtarëve të afruar për të shtuar forcën në repartin ofensiv në sezonin e shkuar, por problemet fizike vazhdojnë ta pengojnë të japë kontributin e tij. Sulmuesi kuqezi ka pasur një histori të vështirë me dëmtimet gjatë viteve të fundit, duke humbur periudha të gjata për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Tashmë, stafi teknik i Burnley-t po tregohet i kujdesshëm me rikthimin e tij, duke shmangur çdo rrezik për një dëmtim të ri. Broja do të vijojë punën për të rikuperuar formën dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot