Ernest Muçi është spektakolar

0%

Ernest Muçi vazhdon të spikasë te Trabzonspori. Sot asistoi në miqësoren ndaj Goztepe, ndërsa rezultati u ngushtua 2 me 1 ndaj këtyre të fundit. Ishte minuta e 53-të, kur Muçi me lëvizjen e tij u shkëput në krahun e majtë. Më pas edhe asistimi për Mimarollu ishte fantastik, ndërsa ky i fundit shtyu topin në rrjetë.

Ky asist vjen për Muçin pas supergolit, që i dha fitoren Trabzonit në miqësoren me Udinezen. Tashmë ylli i Kombëtares mban numrin 7 në fanellë, ndërsa mbetet kryefjalë në fushë.

Burimi: Bota Sot