Bavarezët marrin vendimin për të ardhmen e lojtarit

0%

Me afrimin e Nathaniel Braun, Bajerni ka riformuar repartin e mbrojtjes së majtë këtë verë. Për shkak të këtij transferimi të bujshëm, e ardhmja e Alfonso Dejvisit te bavarezët ishte vënë në pikëpyetje. Tashmë, roli i kanadezit duket se është i qartë. Largimi i Dejvisit nga Mynihu tashmë është jashtë diskutimit.

Plani aktual është që futbollisti kanadez të hyj në një konkurrencë të hapur me Braun për minutat e lojës. Bajerni shpreson që Dejvis të qëndroj i gatshëm për një periudhë të gjatë dhe ta përqafoj plotësisht këtë rol. 25 vjeçari ka kaluar një periudhë të gjatë të vështirë gjatë muajve të fundit.

Që prej dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar në mars të vitit 2025, Dejvis ka luftuar pothuajse vazhdimisht me problemet fizike në Mynih. Rikthimit të tij në dhjetor i pasuan dëmtime të përsëritura muskulore. Edhe në Kupën e Botës në vendin e tij, ai mundi të luante vetëm një rol dytësor. Sipas raportimeve mediatike, shitja e Dejvisit për një periudhë nuk ishte më një temë tabu te Bajerni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sport1” raportoi së fundmi se, megjithëse klubi nuk po e kërkon aktivisht një shitje të tij, nëse do të mbërrinte një ofertë e mirë, drejtuesit do të nisnin negociatat dhe do t’i hapnin derën largimit. Drejtori sportiv Maks Eberl i kishte mohuar publikisht këto konsiderata.

“Me Luis Diazin, Arijon Ibrahimoviç, Nene [Braun] dhe Dejvisin, kemi një repart të fortë në krahun e majtë”, theksoi së fundmi 52 vjeçari. Eberl nuk e përmendi Dejvisin në listën e lojtarëve që mund të largohen. Sipas tij, Sasha Boej, Zhoao Palinja dhe Brajan Zaragoza janë futbollistët që Bajerni i ka nxjerrë në shitje.

Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, së fundmi vlerësoi komunikimin e drejtpërdrejtë të drejtuesit të tij. “Mendoj se është diçka pozitive që klubi komunikon qartë me lojtarët. Edhe unë, kur isha lojtar, do ta kisha dashur diçka të tillë” , shpjegoi Kompani.

Burimi: Bota Sot