Vllaznia reagon në pjesën e dytë, përfundon sfida me rivalët e ekipit B të kuqebluve! Vllaznia luajti sot(8 gusht) një miqësore me Tërbunin. \ Sfida në Pukë u fitua 2:0 nga kuqeblutë, që ndodhen aty për një fazë përgatitore. Reagimi i ekipit të Edi Martinit erdhi në pjesën e dytë. Për kuqeblutë shënuan pikërisht Kubazi dhe Murataj.
Kujtojmë se Tërbuni është pjesë e Kategorisë së Dytë, që është ndryshe e treta për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Këtë sezon ndodhet në Grupin A ku rival ka Vllazninë B!
