Dramë për Vllazninë dhe Apoloninë

0%

Dramë për Vllazninë dhe Apoloninë, kuqeblutë përmbysen me dy gola naivë që sjellin eliminimin e femrave në Europë Vllaznia dhe Apolonia e femrave e kanë mbyllur me dramë aventurën në Europë. Sot luanin në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, që pasoi edhe me eliminimin në Europë. Fillimisht ishte Aplonia që u mposht 5 me 2 nga SCU Torreense.

Eliminimi më i hidhur u rezervua për kuqeblutë e Vllaznisë. Ekipi shkodran po fitonte 1 me 0 deri në minutën e 74-të, falë golit të Megi Doçit. Më pas erdhi një gol i papritur nga Apollon që riktheu baraspeshën. Apollon shënoi sërish nga një gabim i Vllaznisë. Ishte “extra time” kur erdhi përmbysja e rezultatit dhe eliminimi.

Burimi: Bota Sot