Goli i Francisco Conceiçao dhe reagimi në fund të ndeshjes nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e parë të sezonit nw ndeshjen miqwsore. Juventusi humbi 2:1 ndaj Interit, të drejtuar nga Cristian Chivu. Bardhezinjtë dolën të mposhtur nga Optus Stadium në Perth dhe tani do të përgatiten për ndeshjen e radhës miqësore.
Gjithmonë në Australi, të martën më 12 gusht, Juventusi do të përballet me Palermon, përpara se të rikthehet në Itali. Në përfundim të sfidës ndaj Interit, Luciano Spalletti dha disa deklarata për gazetarët e pranishëm, duke folur veçanërisht për dy blerjet e reja, Randal Kolo Muani dhe Kerim Alajbegoviq.
Trajneri i Juventusit foli gjithashtu për Interin e Cristian Chivut, kampionin në fuqi të Italisë. Zikaltrit e mbyllën turneun në Australi me një tjetër fitore dhe i dhanë Juventusit një sinjal të qartë për atë që duhet të përmirësojë përpara fillimit të sezonit.
“Interi, në pjesën e parë, tregoi se ishte më shumë skuadër se ne dhe ky është një proces pune që duhet ta bëjmë patjetër, sepse duhet të bëjmë një hap përpara”, tha në fillim Luciano Spalletti. Ndeshja ndaj Interit solli edhe debutimin me fanellën e Juventusit për Randal Kolo Muanin, i cili u rikthye pas periudhës së kaluar nën drejtimin e Igor Tudor, si dhe për Kerim Alajbegoviq.
Spalletti i vlerësoi kështu dy lojtarët: “Unë i vlerësoj pozitivisht, në kuptimin që, përpara se t’i merrnim, i kam parë me shumë vëmendje dhe i njoh mirë.
Alajbegovic ishte ndjekur më parë edhe nga Massara, ndaj këto janë gjëra që na bëjnë të ndihemi të qetë.” Megjithatë, trajneri theksoi se të dy lojtarëve u duhet kohë për të arritur formën e duhur: “Por më pas ata duhet të arrijnë gjendjen e duhur fizike, sepse kanë ardhur vetëm prej tre ditësh dhe ndoshta ishte edhe një sforcim t’u kërkoje të luanin një pjesë të ndeshje s”.
